Altin Ndoci duhej të ishte në gjyqin e “Plumbit të artë”, avokati i tij: Mund të jetë në shtëpi…
I arratisuri nga burgu i Durrësit duhej të merrte pjesë në gjyqin e “Plumbit të artë”, të zhvilluar ditën e sotme. Drejtoria e Burgjeve ka njoftuar zyrtarisht Gjykatën e Posaçme për arratinë e Ndocit. Shkresa e drejtorisë së Burgjeve u lexua gjatë procesit gjyqësor të dosjes “Plumbi i artë”. “Nuk mund të bëhet shoqërimi i Altin Ndocit, pasi nuk ndodhet në ambientet e IEVP Durrës, si pasojë e arratisjes së tij nga Spitali Rajonal Durrës. Është shpallur në kërkim nga policia”, citoi gjykata shkresën e DPB. Ndërkohë ka folur avokati i Ndocit dhe ka thënë se klienti i tij mund të jetë në shtëpi. “Sqarim njëherë për çfarë thotë prokurori, sa herë nuk është paraqitur klienti im ka lëshuar deklaratë që ta përfaqësoja unë. Çështja...
Burimi:
kohajone.com