“Alo, nuk jam Edi!”

“Alo, nuk jam Edi!”

Nga Sonila Meco Çfarë nuk prodhoi fantazia, ankthi, neveria dhe ndjesia e athtë në stomak prej një proteste që ia rrëmbeu për herë të parë kontrollin e narrativës, të fiksuarit më të madh pas saj, kryeministrit Rama! Sonte nuk mundi dot të kapej pas “shpërthimit emocional”, “pakënaqësisë pa kokë”, “programit pa alternativë”, sepse protesta publikoi një listë kërkesash që ia rrëzuan të gjithë skenarët e mundshëm. Jo veç “Ik!”, por një paketë e qartë tranzicioni institucional, me qeveri teknike, kufizim mandatesh, referendum, reformë zgjedhore, shfuqizim ligjesh që konsiderohen masivisht burimi i kapjes së shtetit. Në politikën ndërkombëtare, kjo listë i jep Perëndimit një sinjal të panjohur më herët. Karshi nuk ka më një zemëratë amorfe, por një kanal të ri komunikimi me shoqërinë shqiptare, një...