Alarmoi qytetarët në Lungomare/ Policia ndërhyn menjëherë, arreston personin e armatosur

Alarmoi qytetarët në Lungomare/ Policia ndërhyn menjëherë, arreston personin e armatosur

Një person është arrestuar mbrëmjen e së premtes në Vlorë, pasi dyshohet se qarkullonte me armë zjarri pa leje në zonën e Lungomares, një nga hapësirat më të frekuentuara të qytetit, veçanërisht gjatë sezonit turistik. Sipas informacioneve paraprake, ndërhyrja e policisë u bë pas një sinjalizimi që njoftonte për praninë e një personi të armatosur. Menjëherë pas marrjes së informacionit, forca të shumta policie u angazhuan në terren, lokalizuan të dyshuarin dhe e neutralizuan, duke e shoqëruar më pas në komisariat. Deri në këtë fazë të hetimeve, autoritetet nuk kanë bërë publik identitetin e të arrestuarit, ndërsa nuk janë dhënë ende detaje mbi armën që dyshohet se mbante. Policia pritet të japë më shumë informacion pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.