ALARM PER MOT EKSTREM, PREKET SHQIPERIA
Parashikuesit europianë të motit kanë lëshuar një paralajmërim për mot të ashpër në një pjesë të madhe të Europës, duke ngritur Nivelin 2 të rrezikut për Italinë juglindore, Detin Jon dhe zonat përreth, për shkak të mundësisë për breshër të madh deri shumë të madh, erëra shkatërruese, reshje intensive, si edhe tornado të izoluara, veçanërisht në zonat bregdetare. Sipas parashikimit, gjatë mbrëmjes dhe natës pritet që një sistem i fuqishëm stuhish të zhvillohet mbi Italinë Qendrore dhe Adriatik, për t’u zhvendosur më pas drejt jugut. Ky sistem pritet të prekë rajonin e Pulias dhe më pas brigjet lindore të Detit Jon, duke përfshirë edhe brigjet jugperëndimore të Shqipërisë dhe perëndimin e Greqisë. Meteorologët paralajmërojnë se në këto zona mund të regjistrohen erëra me intensitet shkatërrues,...
Burimi:
ntv.al