Alarm nga Policia: Linke të rreme për gjoba automjetesh po mashtrojnë qytetarët

Alarm nga Policia: Linke të rreme për gjoba automjetesh po mashtrojnë qytetarët

Një tjetër skemë mashtrimi online po tentonte të fusë në kurth qytetarët duke u hequr si shërbim zyrtar i Policisë së Shtetit. Vetë kjo strukturë ka bërë thirrje për kujdes për link-et që mbërrijnë në telefona, pasi imitojmë faqen zyrtare të pagesave të gjobave të automjeteve. Faqja është e ndërtuar me stemën institucionale, imazhe të Drejtorisë si dhe elementë grafikë e të tjera. Në hapin e parë, qytetarëve iu kërkohet të konfirmojnë identitetin, duke vendosur numrin e telefonit celular. Në hapin vijues, faqja kërkon numrin e targës së automjetit, ndërsa në fazën e fundit iu kërkohet plotësimi i të dhënave bankare, me pretendimin për kryerjen e pagesës së gjobës. Policia e Shtetit sqaron se kjo faqe nuk është faqe zyrtare, pasi përdor një adresë interneti...