Alarm maksimal për stuhi ekstreme në Ballkan, Shqipëria dhe Kosova në nivelin më të lartë të rrezikut

Alarm maksimal për stuhi ekstreme në Ballkan, Shqipëria dhe Kosova në nivelin më të lartë të rrezikut

Ballkani pritet të përballet me një nga episodet më të fuqishme të motit ekstrem të kësaj vere. Qendra Evropiane për Parashikimin e Stuhive ka lëshuar nivelin më të lartë të alarmit (Niveli 3) për një pjesë të rajonit, duke paralajmëruar stuhi të rrezikshme që do të zhvillohen nga e marta deri në orët e para të së mërkurës. Sipas parashikimit, zonat më të rrezikuara janë jugu i Kroacisë, jugu i Bosnjë-Hercegovinës, Mali i Zi dhe Kosova, ndërsa Shqipëria përfshihet në zonën e Nivelit 1 të rrezikut, ku priten fenomene të ngjashme, por me shtrirje më të kufizuar. Meteorologët paralajmërojnë se situata mund të shndërrohet në një shpërthim të madh stuhish të fuqishme që do të përhapet nga Italia drejt Evropës Juglindore. Parashikohen superqeliza afatgjata dhe...