Akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos, Apeli i GJKKO liron nga qelia Ilir Selmanin

Akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos, Apeli i GJKKO liron nga qelia Ilir Selmanin

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka ndryshuar masën e sigurisë për Ilir Selmanin, i akuzuar si një nga autorët e vrasjes së ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019 në Tiranë. Me vendimin e shpallur këtë të premte, më 19 qershor 2026, Apeli i GJKKO-së pranoi kërkesën e Selmanit dhe konstatoi humbjen e fuqisë së masës së sigurimit “Arrest në burg”, për shkak të kalimit të afateve ligjore të paraburgimit. Si pasojë, gjykata vendosi zëvendësimin e saj me masën “Arrest në shtëpi”, duke urdhëruar që i pandehuri të mos largohet nga banesa e tij në Tiranë. Në vendim parashikohet gjithashtu lirimi i menjëhershëm i Selmanit nga ambientet e paraburgimit dhe shoqërimi i tij në banesë...