Akuzohet për pastrim parash, i kapen mbi 54 mijë euro në makinë dhe në banesë, arrestohet 67-vjeçari në Berat
Një 67-vjeçar në Berat ka rënë në pranga pasi është kapur me mbi 54 mijë euro dhe disa shuma valutash të tjera. Blutë bëjnë me dije se 67-vjeçari dyshohet për veprën penale “pastrim parash”. Sakaq pas kontrollit fizik në automjetin dhe banesën e tij janë sekuestruar 54 890 euro, 2020 paund, 1850 dollarë dhe 2850 franga, si dhe 1 automjet dhe 1 aparat celular. Njoftimi i policisë: Goditet një rast i dyshuar i pastrimit të produkteve të veprës penale. Finalizohet operacioni policor i koduar “Produkti”. Sekuestrohen 54 890 euro, 2020 paund, 1850 dollarë dhe 2850 franga, si dhe 1 automjet dhe 1 aparat celular. Arrestohet 67-vjeçari që posedonte këto shuma monetare. Si rezultat i një pune hetimore të kryer mbi bazën e informacioneve të siguruara,...
Burimi:
top-channel.tv