Akuzohet për moszbatim të vendimit gjyqësor, SPAK shpall pretencën për Bardh Spahinë
Në seancën e zhvilluar në GJKKO, SPAK ka kërkuar dënimin me gjobë prej 700 mijë lekësh për deputetin e PD, Bardh Spahia. Çështja lidhet me një vendim gjyqësor të pazbatuar nga Spahia gjatë kohës kur ai mbante detyrën e kryetarit të Bashkisë Shkodër. Organi i akuzës pretendon se Spahia ka penguar ekzekutimin e një vendimi të formës së prerë të gjykatës. Prokuroria bëri të ditur se gjatë kohës kur ishte kryebashkiak, Spahia shkarkoi nga detyra drejtorin e Ujësjellësit, Mark Molla, dhe në vend të tij emëroi Arvit Bushatin. Megjithatë, sipas SPAK, gjykata kishte vendosur rikthimin në detyrë të Mark Mollës si drejtor i Ujësjellësit. Prokuroria pretendon se ky vendim nuk u zbatua nga Spahia, duke çuar në akuzën për “pengim të ekzekutimit të vendimit gjyqësor”....
Burimi:
gijotina.com