Akuza për pastrim parash, arrestohet 67-vjeçari në Berat, i sekuestrohen 55 mijë euro
Paratë e sekuestruara BERAT- Një 67-vjeçar është arrestuar nga Policia në Berat pasi akuzohet për pastrim parash. Gjatë kontrollit, efektivët sekuestruan në automjetin dhe banesën e tij 54 890 euro, 2020 paund, 1850 dollarë dhe 2850 franga. Gjithashtu është sekuestruar automjeti dhe një celular. Policia vijon punën për zbardhjen e veprimtarisë dhe identifikimin e personave të tjerë, ndërsa materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë. /ZËRI
Burimi:
zeri.ai