AKU bllokon pijen energjike “Red Bull”, ja arsyeja

AKU bllokon pijen energjike “Red Bull”, ja arsyeja

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën me dije se, gjatë kontrolleve rutinë të ushtruara në Pikat e Inspektimit Kufitar për garantimin e sigurisë së produkteve që importohen në Republikën e Shqipërisë, trupa inspektuese e PIK Kapshticë ka identifikuar dhe bllokuar një ngarkesë me pije energjike “Red Bull”. ​Nga kontrolli i imtësishëm i dokumentacionit të paraqitur nga subjekti, rezultoi se ngarkesa me peshë totale prej 6,480 kg nuk përmbushte kërkesat ligjore për import, pasi disponohej vetëm fatura e blerjes së produktit, ndërsa mungonin dokumentet esenciale që vërtetojnë sigurinë dhe gjurmueshmërinë, si: ​Certifikata e origjinës (EUR. 1);​Certifikata e cilësisë;​Certifikata e konformitetit;​Certifikata e analizës së produktit.​Për sa më sipër, në zbatim të Ligjit Nr. 9863, datë 28.01.2008 “Për ushqimin” (i ndryshuar), neni 16, pika 1, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vendosi masën e menjëhershme administrative: ​Bllokimin...