Aksioni për kapjen e të shumëkërkuarit! I dënuari hedh nga muri efektivin e ‘Shqiponjave’, dërgohet te Trauma
Gentian Meda DIBËR-Një efektiv policie i Shqiponjave është dëmtuar në Dibër gjatë një aksioni për arrestimin e një personi të shpallur në kërkim. Efektivi i ‘Shqiponjave’, Gentian Meda është nisur me helikopter drejt Tiranës. Sipas burimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur në momentin kur forcat e policisë janë futur në një banesë trekatëshe për të arrestuar autorin e dyshuar. Gjatë ndërhyrjes, efektivi, dyshohet se është shtyrë nga personi që do të arresonte dhe ka rënë nga lartësia në gurë. Ndërkohë, vetë i kërkuari është hedhur nga kati i dytë për t'u arratisur. 35-vjeçari, Klodian Llomi ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit e kishte dënuar me 6 vite e 7 muaj burg, për “Organizatë kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, vepra të kryera në Itali. Njoftimi i...
Burimi:
zeri.ai