Aksioni opozitar, analisti Neza: Qeveritë teknike kanë treguar se s’kanë funksionuar

Aksioni opozitar, analisti Neza: Qeveritë teknike kanë treguar se s’kanë funksionuar

Analisti Sami Neza thotë se çështjet që lidhen me reformat madhore në vend duhet të trajtohen përmes një dakordësie mes dy palëve të mëdha politike, duke theksuar se konsensusi është thelbësor për stabilitetin demokratik të vendit. Për të pjesëmarrja dhe debati në komisionet e Territoriales dhe Reformës Zgjedhore janë pozitive, pasi rruga e bashkëpunimit është shumë më efektive sesa vendimmarrja e njëanshme. ”Çështjet që lidhen me zgjedhjet duhet të merren patjetër përmes një dakordësie mes dy palëve të mëdha. Pjesëmarrja dhe debati janë një gjë e mirë në komisionet e Territoriales dhe Reformës Zgjedhore, pasi rruga e bashkëpunimit është shumë më e mirë sesa rruga e marrjes së vendimeve në mënyrë të njëanshme, për të pasur një politikë më konstruktive dhe reforma që stabilizojnë funksionimin...