Aksioni i SPAK dhe BKH në dy pallate në Tiranë/ Prokuroria njoftim zyrtar: U arrestuan 8 persona në flagrancë, një ditë para aksionit u boshatisën zyrat
Skema mashtruese nëpërmjet thirrjeve telefonike nga Shqipëria që kishte futur në grackë qindra europianë duke i bindur të investonin në kriptomonedha funksiononte si një grup kriminal i mirë organizuar. Prokuroria e Posaçme nëpërmjet një njoftimi zyrtar mbi operacionin e dy ditëve më parë ka sqaruar se në pranga kanë rënë 8 persona, si dhe janë shpallur në kërkim 3 vëllezërit Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj, ndërkohë që të paktën 28 objekte janë kontrolluar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Policia e Shtetit. Por ndërhyrja e hetuesve më 16 janar nuk ishte e beftë. Nga veprimet e para hetimore të BKH-së, rezultoi se organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale kishin ngritur një strukturë të sofistikuar sigurie, me disa perimetra mbrojtës, duke përdorur jo vetëm kamerat filmike statike,...
Burimi:
top-channel.tv