Aksioni i IKMT lë dhjetëra familje në rrugë! Qytetarët e Durrësit: Nuk dimë ku të fusim kokën

Aksioni i IKMT lë dhjetëra familje në rrugë! Qytetarët e Durrësit: Nuk dimë ku të fusim kokën

Aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit  për prishjen e banesave me qëllim zgjerimin e kanalit të ujërave të larta, ka vijuar. Në lagjen numër 14 të Durrësit ky aksion ka hasur rezistencën e banorëve, të cilët kërkojnë një zgjidhje për situatën e tyre. “Kemi mbetur në mes të katër rrugëve,” thonë banorët, duke shtuar se temperaturat e ulëta të dimrit po i detyrojnë të qëndrojnë në kushte të papranueshme. Ismail Jakupi, banor i lagjes numër 14, tregon se ata kanë kërkuar nga bashkia që të ndërpritet aksioni dhe të shqyrtohet mundësia e ofrimit të një zgjidhjeje për këto familje. “Ne kërkojmë një zgjidhje të drejtë, pasi jemi në një situatë shumë të vështirë,” tha Jakupi. Banorët janë drejtuar me kërkesë në bashki për ndërprerjen e...