Aksioni ‘blic’ në Vlorë ndaj grupit të Hajrullës/ Kush janë efektivët e arrestuar sot, njëri prej tyre mbante postin e shefit të krimeve

Aksioni ‘blic’ në Vlorë ndaj grupit të Hajrullës/ Kush janë efektivët e arrestuar sot, njëri prej tyre mbante postin e shefit të krimeve

I konsideruar si një nga grupet kriminale më potente në Vlorë, dominues në vitet e fundit por edhe në shënjestër të sulmeve, këtë herë ishte në shënjestër të SPAK . Mëngjesin e kësaj të shtune SPAK, BKH, të mbështetur nga policia e shtetit dhe policia e Vlorës zbarkuan në zonën e ujit të ftohtë me urdhër-arrestin në dorë për Ines Hajrullën dhe grupin e tij kriminal. Top Channel mëson se ky operacion e ka indicien falë provave të gjetura nga zbërthimet në rrjetin SkyEcc. Falë komunikimeve por edhe kryqëzimin me prova të tjera Prokuroria e Posaçme e lidh këtë grup kriminal me dy vrasje por edhe episode të trafikut të lëndëve narkotike. Burimet thonë se GJKKO ka lëshuar 8 urdhër arreste, mes tyre Inez Hajrullën...