Aksion për lirimin e hapësirave në mbi 60 subjekte në Tiranë

Aksion për lirimin e hapësirave në mbi 60 subjekte në Tiranë

Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, ka ndjekur gjatë ditës së sotme vijimin e një aksioni të madh për të kontrolluar mbi 60 subjekte për respektimin e hapësirave publike. Gjatë fjalës së mbajtur përpara nisjes së aksionit, Nënkryetari Sulaj u shpreh se disa sheshe në Tiranë janë zënë plotësisht, si dhe vlerësoi Policinë Bashkiake, që po bën një punë shumë të mirë në evidentimin dhe në ndërhyrjen për t’i risjell këto zona në shërbim të qytetarëve. “Ne do të nisim një aksion në të gjithë territorin e qytetit të Tiranës me objektivin kryesor për të liruar ato hapësira publike ndaj atyre bizneseve apo subjekteve të cilat kanë abuzuar me këto hapësira. Kemi listuar rreth 60 subjekte të cilat me përkushtimin tuaj sot këto hapësira...