Aksion blic nga Forcat Operacionale në burgun e Fushë-Kosovës në Lushnjë, gjendet një telefon i fshehur në derën e qelisë

Aksion blic nga Forcat Operacionale në burgun e Fushë-Kosovës në Lushnjë, gjendet një telefon i fshehur në derën e qelisë

Një aksion blic është zhvilluar nga forcat operacionale të burgjeve në institucionet penitenciare të Fushë Kosovë ne Lushnjë, ndërsa kontrollet intensive në burgje vijojnë prej katër javësh. Sipas gazetares Anila Hoxha, kontrollet në burgje kanë nisur me synim zbulimin e sendeve të ndaluara brenda qelive. Gjatë aksioneve të deritanishme janë sekuestruar telefona celularë, doza droge dhe sende të tjera të paligjshme.Në një prej rasteve më të fundit, në një qeli ku mbahej një i paraburgosur për narkotrafik, kontrolleve iu bashkua edhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Sipas raportimit, aty u zbulua një telefon i fshehur në kasën e derës së qelisë. Telefoni i sekuestruar është dërguar për ekspertizë, ku pritet të verifikohen komunikimet dhe të dhënat e ruajtura në pajisje. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje...