Aksidenti në Librazhd, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari që u plagos rëndë

Aksidenti në Librazhd, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari që u plagos rëndë

Një aksident i rëndë ndodhi në fshatin Funarës të Librazhdit pasditen e se henes, sot ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 53-vjeçari Luan Çota, i cili mbeti i plagosur rëndë pas daljes nga rruga të automjetit me të cilin po udhëtonte. Ngjarja ndodhi në afërsi të qendrës së fshatit Funarës në Njësinë Administrative Orenjë në bashkinë e Librazhdit . Sipas të dhënave zyrtare, automjeti drejtohej nga shtetasi Besnik Laçku, i cili dyshohet se po lëvizte me shpejtësi, kur në rrethana që po hetohen humbi kontrollin mbi mjetin. Automjeti doli nga rruga dhe u përplas disa herë me pemët anës saj, duke shkaktuar dëmtime të rënda tek dy personat që ndodheshin në të. Përplasja ka qenë tepër e fortë, ndërsa pasagjeri Luan Çota,...