Aksidenti me vdekje në aksin Elbasan-Librazhd/ Banorët e zonës: Shoferi ishte me shpejtësi maksimale. Ambulanca u vonua, fëmija u dërgua në spital me makinë të rastit
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku një 7 vjeçar humbi jetën. Sipas dëshmive të banorëve, automjeti që u përfshi në ngjarje dyshohet se lëvizte me shpejtësi të lartë, pavarësisht pretendimeve të drejtuesit të mjetit se po udhëtonte me rreth 10 km/h. Pas aksidentit banorët e zonës kanë ndërhyrë menjëherë për të nxjerrë fëmijën nga automjeti i përfshirë në ngjarje. “Shoferi thoshte që është në rrugë nacionale. ‘Kam të drejtën time. Kam qenë më 10 km në orë’, ka thënë shoferi. Në këtë rrugë ka ndodhur dhe një tjetër ngjarje e rëndë. Rruga është bërë shumë e rrezikshme në këtë lagje.“, u shpreh një banor i zonës. Ndërsa një banore tha “E kanë parë që ishte me shpejtësi maksimale. Edhe...
Burimi:
top-channel.tv