Aksidenti me një të plagosur në bregdetin e Vlorës, reagon Policia: 17-vjeçari rrëshqiti dhe ra në pjesën e motorit

Aksidenti me një të plagosur në bregdetin e Vlorës, reagon Policia: 17-vjeçari rrëshqiti dhe ra në pjesën e motorit

Policia e Vlorës ka reaguar zyrtarisht lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në det, ku mbeti i plagosur një 17-vjeçar. Pas raportimeve të para për ngjarjen, autoritetet kanë dhënë detaje paraprake, duke bërë me dije se i mituri u dëmtua pasi dyshohet se rrëshqiti dhe ra në pjesën e motorit të një mjeti lundrues gjatë lundrimit nga Karaburuni drejt molit të Vlorës. “Vlorë/Informacion paraprak. Rreth orës 16:50, një mjet lundrues, me drejtues shtetasin E. I., 32 vjeç, ka qenë duke lundruar nga Gadishulli i Karaburunit në drejtim të molit në Vlorë. Gjatë lundrimit, njëri prej pasagjerëve, shtetasi S. Ç., 17 vjeç, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në pjesën e motorit të mjetit lundrues, si pasojë e së cilës ka pësuar dëmtime...