Aksidenti me dy fëmijë të vdekur dhe një të plagosur, policia jep detajet: I mituri transportohet drejt Traumës, arrestohet 57-vjeçari

Aksidenti me dy fëmijë të vdekur dhe një të plagosur, policia jep detajet: I mituri transportohet drejt Traumës, arrestohet 57-vjeçari

Policia e Durrësit ka dhënë detaje nga aksidenti tragjik në Durrës, ku dy 10-vjeçarë humbën jetën, ndërsa një tjetër u plagos rëndë. “Rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç. Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë”, njofton policia. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Top Channel