Aksidenti i rëndë në rrugën Elbasan–Peqin/ 38-vjeçarja në koma, ndodhej në makinë së bashku me fëmijën

Aksidenti i rëndë në rrugën Elbasan–Peqin/ 38-vjeçarja në koma, ndodhej në makinë së bashku me fëmijën

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur pasditen e së dielës aksin Elbasan–Peqin, ku një grua 38-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë pas një përplasjeje të fortë mes automjetit që drejtonte dhe një kamioni. Burime paraprake bëjnë të ditur se gruaja, me origjinë nga Korça, po udhëtonte me një automjet tip Mercedes kur, gjatë një tentative për të parakaluar një mjet tjetër, është përballur me një kamion që lëvizte në sens të kundërt. Përplasja ka qenë e pashmangshme dhe me pasoja të rënda. Si rezultat i impaktit të fuqishëm, pjesa e përparme e automjetit është dëmtuar rëndë, ndërsa drejtuesja e mjetit ka mbetur e bllokuar mes llamarinave. Ajo është nxjerrë nga vendi i ngjarjes dhe është transportuar fillimisht drejt spitalit, për t’u dërguar më pas...