Aksident tragjik në Itali, humb jetën 42-vjeçari shqiptar

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 42-vjeçari shqiptar

Një nga dy viktimat e aksidentit rrugor që ndodhi dje në orët e para të pasdites në komunën e Pastoranos në Itali është një punëtor i ri nga Shqipëria, banor i Pignataro Maggiore. Sipas mediave italiane, viktima është identifikuar si Xhevdet Bakushi. 42-vjeçari ishte i martuar dhe la pas bashkëshorten dhe dy fëmijë të vegjël. Aksidenti ndodhi përgjatë rrugës shtetërore Appia, pranë kryqëzimit që lidhet me rrugën shtetërore Casilina dhe pikën e pagesës së autostradës Capua. Një automjet, që dyshohet se po lëvizte me shpejtësi shumë të lartë, u përplas me forcë me mjetin ku ndodhej Bakushi, duke e shkatërruar pothuajse plotësisht. Si pasojë e përplasjes së dhunshme, dy persona humbën jetën, ndërsa njëri prej tyre u hodh disa metra larg automjetit.