Aksident tragjik në Athinë, humb jetën 15-vjeçari; mes të plagosurve edhe një i mitur shqiptar
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 15-vjeçari dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën “Dimokratias”, në zonën Luka, në periferi të Athinë. Sipas informacioneve paraprake, një nga adoleshentët kishte marrë fshehurazi nga çanta e nënës çelësat e automjetit dhe më pas, së bashku me dy shokët e tij – mes tyre edhe një 15-vjeçar shqiptar – kishin dalë për të qarkulluar në rrugët e zonës. Në rrethana që ende nuk janë sqaruar, automjeti, i cili po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Si pasojë e përplasjes, njëri prej të miturve ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër janë transportuar...
Burimi:
gijotina.com