Aksident tragjik në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën çifti i bashkëshortëve, 3 të plagosur

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën çifti i bashkëshortëve, 3 të plagosur

pamje nga aksidenti LEZHË- Një tjetër aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.  Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Gocaj, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të lënduar.   Mësohet se viktimë mbetën Elona Florini dhe Petrit Florini, bashkëshortë. Ndërkohë e plagosur ka mbetur nëna me dy fëmijët e mitur, 6 dhe 2 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Lezhë–Mabë”, në vendin e quajtur Gocaj, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete: automjeti me drejtues shtetasin F. L. dhe automjeti me drejtues shtetasin P. F. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasi P. F., rreth...