Aksident në Vaqarr/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin, të përfshirë një grua shtatzënë dhe gjashtë fëmijë
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Vaqarri, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Sipas të dhënave paraprake, në njërin prej mjeteve ndodhej një grua shtatzënë, e cila udhëtonte së bashku me gjashtë fëmijë. Mësohet se të miturit ishin nisur për të luajtur kalçeto në momentin kur ndodhi përplasja. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, si pasojë e aksidentit, disa prej fëmijëve kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë marrë menjëherë ndihmën e parë mjekësore në vendngjarje. Fatmirësisht, gruaja shtatzënë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu, nuk raportohet për persona me rrezik serioz. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e sakta...
Burimi:
top-channel.tv