Aksident në Shkodër, makina përplaset me motorin, përfundon në spital 66-vjeçari
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, mes një makine dhe motori. Rreth orës 16:30, në aksin rrugor “Shkodër–Muriqan”, automjeti me drejtues shtetasin I. B. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. H., 66 vjeç. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi M. H., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit, shtetasi I. B., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv