Aksident në qendër të Fierit, “Porsche” përplas dy mjete të parkuara, shoferi dyshohet se nuk iu bind policisë për të ndaluar

Aksident në qendër të Fierit, “Porsche” përplas dy mjete të parkuara, shoferi dyshohet se nuk iu bind policisë për të ndaluar

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të Fierit, ku drejtuesi i një mjeti tip “Porsche”, duke lëvizur me shpejtësi të lartë, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dy automjete të parkuara, duke i dëmtuar rëndë. Dyshohet se shoferi nuk i ka ndaluar thirrjeve të patrullës së policisë për të ndaluar, e më pas ka shkaktuar aksidentin. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, pas aksidentit drejtuesi i mjetit ka tentuar të largohet, madje ka hequr edhe targën e automjetit për të shmangur identifikimin. Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e disa qytetarëve, të cilët e kanë penguar të largohej, si dhe reagimi i shpejtë i një patrulle policie që ndodhej pranë zonës, çka bëri të mundur neutralizimin dhe prangosjen e tij. Drejtuesi...