Aksident në Palasë, dy kamionë dalin nga rruga, plagosen tre persona

Aksident në Palasë, dy kamionë dalin nga rruga, plagosen tre persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Palasës, ku dy kamionë kanë dalë nga rruga. Si pasojë, tre persona që ndodheshin në mjetet e përfshira në aksident kanë mbetur të plagosur. Dy prej tyre janë dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ndërsa i treti ka pësuar dëmtime në trup dhe po merr ndihmën mjekësore në vendngjarje. Top Channel