Aksident në Korçë, mjeti përplas një këmbësor pranë Prefekturës së qytetit

Aksident në Korçë, mjeti përplas një këmbësor pranë Prefekturës së qytetit

Një aksident rrugor është regjistruar në qytetin e Korçës, në afërsi të prefekturës, ku një mjet ka përplasur një këmbësor. Sipas të dhënave paraprake, këmbësori ka qenë duke kaluar rrugën kur është goditur nga automjeti. I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme, ndërsa gjendja e tij shëndetësore ende nuk është bërë e ditur. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Top Channel