Aksident në Fier, makina përplaset me motorin, një i plagosur
Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në unazën jugore të qytetit të Fierit, ku një motomjet është përplasur me një automjet tip “Peugeot”. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motomjetit, i cili është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv