Aksident në Fier/ Makina përplas nga pas motomjetin, drejtuesi i tij niset me urgjencë në spital

Aksident në Fier/ Makina përplas nga pas motomjetin, drejtuesi i tij niset me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në lagjen “Sheq i Madh” në Fier. Sipas informacioneve paraprake, një motor është përplasur nga pas me një automjet. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i lënduar. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e urgjencës, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë dhe e kanë transportuar të plagosurin në spital për ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.