Aksident në autostradën Lushnje-Fier, një nga drejtuesit dërgohet urgjent për në spital

Aksident në autostradën Lushnje-Fier, një nga drejtuesit dërgohet urgjent për në spital

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të enjteje në autostradën Lushnje-Fier, në vendin e quajtur si kryqëzimi i pushimit të shoferit. Dy automjete janë përplasur dhe për pasojë drejtuesi i njërës prej tyre është transportuar me urgjencë nga ambulanca në spitalin e Lushnjes. Sipas të dhënave të para, drejtuesi i mjetit tip Volkswagen ka hyrë në kryqëzim nga rruga dytësore e aksit pushimi i shoferit Divjakë dhe mjeti tip mini furgon që udhëtonte drejt Fierit nuk ka mundur të shmangë përplasjen. Drejtuesi i mjetit Volksvagen është jashtë rrezikut për jetën në spital.