Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, automjetet përplasen me njëra-tjetrën, dy persona të plagosur

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, automjetet përplasen me njëra-tjetrën, dy persona të plagosur

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa nga informacionet paraprake mësohet se të lënduar kanë mbetur dy persona. Këta të fundit janë transportuar në spitalin e Pogradecit, ku po marrin ndihmën mjekësore. Nga ana tjetër, policia e qarkullimit ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Konfirmohet nga policia se në spital është dërguar një nga drejtuesit e mjeteve, i cili ka marrë dëmtime por jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që ndihmë i është dhënë dhe një pasagjeri por nuk ka dëmtime.