Aksident në aksin Pogradec–Qafë Plloçë/ Makina përplaset me trafikndarësen, lëndohet një person
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Pogradec–Qafë Plloçë, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësit anësorë të rrugës. Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i lënduar dhe është transportuar në Spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv