Aksident në aksin Peqin-Elbasan/ Përplasen kokë më kokë dy automjete, 5 persona të plagosur

Aksident në aksin Peqin-Elbasan/ Përplasen kokë më kokë dy automjete, 5 persona të plagosur

Një aksident  automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peqin-Elbasan, pranë fshatit Sinaballaj të Rrogozhinës. Në aksident janë përfshirë 2 automjete, të cilat janë përplasur ballë për ballë me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 5 persona, ndërkohë Policia, Ambulanca dhe shërbimi Zjarrfikës kanë shkuar në vendin e ngjarjes, për të bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurve, transportimin e tyre në spital dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.