Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makina përfundon në kanal, asnjë person në vendngjarje

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makina përfundon në kanal, asnjë person në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtbardhë. Një makinë tip “Peugeot” me targa bullgare ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e këtij aksidenti. Sipas policisë në vendngjarje, nuk ka gjetur asnjë person dhe në spital nuk është paraqitur asnjë për ndihmë mjekësore. Top Channel