Aksident me vdekje në Shkodër/ Automjeti del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, ndërron jetë shoferi
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Shtoj – Ish-Reparti Ushtarak” në Shkodër. Në një rrugë dytësore, shtetasi N. K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë dhe një mur rrethues. Si pasojë, shtetasi N. K. ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij rasti. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv