Aksident me vdekje në Bradashesh, humb jetën 46-vjeçarja
Foto ilustruese ELBASAN- Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Peqin–Elbasan”, në fshatin Bradashesh. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi A. H. dyshohet se ka përplasur me automjetin që drejtonte shtetasen N. S., 46 vjeçe, e cila po lëvizte në këmbë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 46-vjeçarja ka ndërruar jetë në spitalin e Elbasanit. Njoftimi i policisë: Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”, në fshatin Bradashesh, shtetasi A. H. dyshohet se ka përplasur me automjetin që drejtonte, shtetasen N. S., 46 vjeçe, këmbësore, e cila për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital.
Burimi:
zeri.ai