Aksident me vdekje në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet shoferja 36-vjeçare

Aksident me vdekje në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet shoferja 36-vjeçare

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Tiranë-Durrës”. Policia njofton se një 36-vjeçare ka aksidentuar për vdekje këmbësorin 68-vjeçar. Policia ka vënë në pranga drejtuesen e automjetit. “Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasen L. K., 36 vjeçe, pasi mëngjesin e sotëm, në autostradën “Tiranë-Durrës” me automjetin që drejtonte ka aksidentuar këmbësorin shtetasin H. D., 68 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.