Aksident i trefishtë në zonën e Ishull-Lezhë, raportohet për disa të plagosur

Aksident i trefishtë në zonën e Ishull-Lezhë, raportohet për disa të plagosur

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Ishull-Lezhës, në hyrje të qytetit. Nga përplasja e tre automjeteve kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Si pasojë e aksidentit, në këtë segment rrugor është krijuar trafik i rënduar, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe për të normalizuar qarkullimin.