Aksident i trefishtë në autostradën Fier-Vlorë, autoboti përfundon përmbys në anë të rrugës, një i plagosur
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në autostradën Vlorë-Fier. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Panaja, ku sipas informacioneve paraprake janë përfshirë tre automjete. Në aksident janë përplasur një furgon tip “Benz” me targa AB 498 JR, një tjetër automjet tip “Benz”, si edhe një mjet i tonazhit të rëndë. Si pasojë e përplasjes së fortë, automjeti i rëndë, një bot uji, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në anë të saj, duke shkaktuar bllokim të pjesshëm të qarkullimit në zonë. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Ndërkohë, ekipet e emergjencës kanë dhënë ndihmën e parë për personat e...
Burimi:
sot.com.al