Aksident i rëndë/ Përmbyset autoboti me gaz, bllokohet aksi Strugë-Qafë Thanë
Një aksident rrugor është shënuar në aksin rrugor “Strugë-Qafë Thanë”, rreth 3 km nga dogana maqedonase. Si pasojë e përmbysjes së autobotit me gaz, Policia Kufitare bën me dije se ky aks do të jetë i bllokuar.Vijon puna për hapjen e segmentit rrugor. “Paraditen e sotme, jemi njoftuar nga policia e Maqedonisë së Veriut, se në aksin rrugor “Strugë-Qafë Thanë”, rreth 3 km nga dogana maqedonase, si pasojë e një aksidenti rrugor, një autobot me gaz, ka bllokuar rrugën. Për këtë arsye ju bëjmë me dije se, do të bllokohet lëvizja e mjeteve në dalje të Republikës së Shqipërisë dhe në hyrje të Maqedonisë së Veriut, deri në momentin kur rruga të jetë hapur plotësisht dhe e kalueshme për mjetet”, thuhet në njoftim.
Burimi:
sot.com.al