Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Velipojë, raportohet për të plagosur (Detaje)
Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur në vend. Sipas informacioneve policore, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, një 57-vjeçar duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 57-vjeçari ka pësuar dëmtime dhe është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Njoftimi i policisë: Shkodër / Informacion paraprak Rreth orës 20:25, në aksin rrugor “Shkodër–Velipojë”, shtetasi H. C., 57 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi H. C., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor...
Burimi:
sot.com.al