Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, përplasen 2 automjete, 5 persona të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, përplasen 2 automjete, 5 persona të plagosur

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peqin-Elbasan, pranë fshatit Sinaballaj të Rrogozhinës. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë 2 automjete, të cilat janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 5 persona, ndërkohë Policia, Ambulanca dhe shërbimi Zjarrfikës kanë shkuar në vendin e ngjarjes, për të bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurve, transportimin e tyre në spital dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.