Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, përmbysen dy automjete
Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Librazhd–Elbasan. Ngjarja ka ndodhur serish ne kthesat e Murrashit rreth orës 16:15, ku sipas informacioneve paraprake dy automjete janë përmbysur në rrugë. Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa dyshohet se shkak mund të ketë qenë shpejtësia e lartë ose humbja e kontrollit të mjeteve. Si pasojë e përplasjes, mjetet kanë dalë nga trajektorja dhe janë përmbysur, duke shkaktuar panik tek drejtuesit e tjerë që qarkullonin në atë segment. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe ambulancat, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe për t’u ardhur në ndihmë personave të përfshirë. Për shkak të aksidentit, qarkullimi në këtë aks është vështirësuar për disa minuta,...
Burimi:
gijotina.com