Aksident i rëndë/ “Benz”-i me shpejtësi përplaset ‘kokë më kokë’ me veturën (Detaje)
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrethrrotullimin e Plugut, në Lushnjë. Një mjet tip “Benz” ka përplasur nga mbrapa një makinë tip ‘Volkswagen’. Për fat të mirë pati vetëm dëme materiale, por jo viktima dhe të plagosur. Por ky aksident ka shkaktuar radhë të gjata të krijuara në autostradë, në lëvizjen drejt jugut. Ambulanca dhe policia e qarkullimit në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit, si dhe për të disiplinuar trafikun e rënduar. Madje efektivët e Rrugores, sië shihet edhe në foton poshtë, janë detyruar të shtyjnë vetë një prej mjeteve që kishte zënë rrugën dhe penguar qarkullimin.
Burimi:
sot.com.al