Aksident i 4-fishtë në aksin Elbasan-Tiranë, dyshohet se mund të ketë edhe të lënduar

Aksident i 4-fishtë në aksin Elbasan-Tiranë, dyshohet se mund të ketë edhe të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të marte, rreth orës 09:40, në aksin e rrugës kombëtare pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, në hyrje të qytetit të Elbasanit. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë 4 automjete, të cilat kanë pësuar dëme të mëdha materiale si pasojë e përplasjes. Dyshohet se nga aksidenti mund të ketë edhe të lënduar. Rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti ende nuk janë të qarta, ndërsa pritet që grupi hetimor të zbardhë shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes. Nga të dhënat e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa në zonë u krijuan për pak minuta vështirësi në qarkullimin e automjeteve.