Aksident fatal në aksin Fier–Libofshë, humb jetën një 35-vjeçar
Një aksident tragjik është regjistruar këtë të diel në aksin rrugor “Fier–Libofshë”, ku një motomjet ka dalë nga rruga. Si pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i tij, 35-vjeçari Xhuljano Krasniqi, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. “Në aksin rrugor “Fier-Libofshë”, shtetasi Xh. K., rreth 35 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Xh. K. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“, thuhet në njoftimin e policisë. gijotina.com/
Burimi:
gijotina.com